Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajneri i Dinamos. Humbja 2-0 ndaj Kastriotit por edhe sepse skuadra kryeqytetase ndodhet në zonën e mbijetesës ka bërë që drejtuesit ta shkarkojnë teknikun korçar.
“Do flas me presidentin dhe do bëj më të mirën për klubin. Me qetësi do vendosim se çfarë do të bëjmë”, deklaroi Shkëmbi pas disfatës ndaj Kastriotit. Për momentin drejtimin e Dinamos pritet ta marrë Bledar Devolli, i cili do të ketë si ndihmës Erjon Xhafën.
Dyshja do të drejtojnë “nëndetësen” për herë të parë së bashku në derbin kundër Partizanit, në takimin e dytë çerekfinale në Kupën e Shqipërisë.


