Sporti

E papritur: Ndalet rryma në Vjenë, shtyhet ndeshja Austri – Danimarkë

06/06/2022 21:12
nga:E K

Një episod i papritur ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Danimarkës.

Ndeshja e paraparë të luhej në ora 20:45 ende nuk ka filluar dhe është shtyrë për një kohë të pacaktuar, shkruan GazetaBlic Sport.

Shkak i kësaj vonese është mungesa e rrymës në stadium.

Si pasojë e erërave të forta, rryma është ndalur në Prater (park i madh i lojërave), madje shumë njerëz kanë mbetur nëpër lojërat që janë me rrymë.

/GazetaBlic Sport/