Sporti

“E pamundur të luaj ndaj Barçës”, Busquets për të ardhmen: Nuk dua të vazhdoj në Evropë

06/05/2023 17:02
nga:E K

“Veterani” spanjoll i mesfushës, Sergio Busquets vendosi para disa javëve t’i jepte fund karrierës së tij te “katalanasit” e Barcelona, karrierë kjo që daton që prej vitit 2005 dhe tashmë 34-vjeçari është në një “udhëkryq”, teksa ende nuk ka vendosur për “aventurën” e tij të radhës.

Për mediat, Busquets tha se nuk ka plan të vazhdojë karrierën e tij në Evropë, teksa shtoi se nuk do ta preferonte një përplasje të mundshme në garat evropian me Barcelona-n e tij. Më tej, spanjolli shtoi se shpreson t’i zgjidhë këto “probleme” në 2-3 javët e ardhshme.

Nuk kam planifikuar ende asgjë, të jem i sinqertë. Unë kam tre ose katër opsione, por asgjë nuk është vendosur. Nuk dua të luaj për një klub nga Evropa do të ishte e vështirë të luaja kundër Barcelonës në ndonjë ndeshje serioze dhe dua të jetoj një jetë më të qetë.

Do të doja t’i zgjidhja gjërat shpejt, brenda dy-tre javëve të ardhshme. Vendimi do të jetë për mua e familjen time dhe vetëm për ne. Të gjithë duhet të vendosim tani. Ndoshta vendimet tona do të jenë të njëjta, por nuk ka asnjë plan”,- tha Busquets.