Lajme

‘E pafalshme’, Baraliu kritikon partitë: Nuk ka përpjekje të sinqertë që të kalohet ‘kriza’ politike

04/23/2025 20:57
nga:G B

Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare.

Lidhur me këtë, profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se ky është një moment kritik dhe partitë do të duhej të ishin me të përgatitura që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

“Nuk po shoh një përpjekje të sinqertë të tyre që e kanë borxh ndaj votuesve të tyre dhe Republikës që ta tejkalojnë këtë siç e kaluan komisionin me një votim unifikues dhe unanim. Jemi në një situatë kur hatërmbetjet, pozicionet, manovrat, taktizimet politike të njërës palë dhe palës tjetër po e bëjnë atë të pamundur dhe po hedhin një valle, e cila unë mendoj që nuk i bënë shëndet as demokracisë as institucioneve të vendit dhe as Republikës”, ka thënë Baraliu.