Tenistja nga Ukraina, Elina Svitolina mbrojti të mërkurën kolegun e tenisit Novak Gjokovic, i cili dha një deklaratë nacionaliste.
Sipas Svitolinas ai jeton në një botë të lirë dhe ai duhet të ketë të drejtën të shprehë mendimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
28-vjeçarja ukrainase, e cila ka bërë thirrje që të gjithë tenistet ruse dhe bjelloruse të ndalohen nga garat ndërkombëtare për shkak të pushtimit të vendit të saj nga Rusia në vitin 2022, tha se fituesi i 22-fishtë i Grand Slam-it, Gjokoviç mund të thotë mendimin e tij.
“Epo, ne po jetojmë në botën e lirë, kështu që pse të mos thoni mendimin tuaj për diçka,” tha Svitolina pas fitores së saj në raundin e dytë në French Open.
“Më duket sikur nëse qëndron për diçka, mendon se kjo është mënyra, duhet të thuash. Domethënë, nëse je me një shok ulur, duke folur, do të thuash mendimin tënd, ai do të thotë të opinion. Pra, pse jo?”
Gjokoviç të hënën shkroi deklaratën “Kosova është zemra e Serbisë” në një objektiv kamerash pas fitores së tij në raundin e parë, pra një deklaratë totalisht nacionaliste dhe e panevojshme, e mbi të gjitha e pavërtetë.
/GazetaBlic Sport


