Sporti

E pabesueshme: Florian Marku dështon në matjet para meçit, këto janë të rejat e fundit

09/24/2021 14:34
nga:Mergim Rreci

Florian Marku do të përballet nesër me kundërshtarin Maxim Prodan.

Para këtij meçi të madh janë kryer tashmë matjet e fundit dhe është bërë përballja sy me sy në mes dy bokserëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një lajm aspak i mirë vjen nga matja e boksierit shqiptar, atje ku ka rezultuar mbi peshën e lejuar për këtë meç.

Markut i janë dhënë dy orë që të bëjë edhe një matje tjetër, atje ku do të përcaktohet përfundimisht vendimi për të.