Sebastien Haller është rikthyer në skuadrën e Bregut të Fildishtë pas disa muajsh mungesë për shkak të sëmundjes që e preku.
Sulmuesi i Borussia Dortmund rikthehet te kombëtarja, ku ka 15 ndeshje dhe katër gola, përcjell GazetaBlic Sport.
Haller iu bashkua Borussia Dortmundit verën e kaluar, por më pas u diagnostikua me një tumor në testikujt e tij më 18 korrik 2022. Sulmuesi bëri debutimin e tij për klubin gjerman vetëm më 10 janar, duke mpshtur sëmundjen.
Reprezentuesi i Fildishtë ka një gol dhe një asist në 12 ndeshje për Borussia Dortmund.
/GazetaBlic Sport/


