Lajme

E mitura dyshohet se u dhunua nga polici, flasin familjarët

07/03/2024 15:15
nga:G B

Një familjar i të miturës, që dyshohet se u dhunua në Lipjan, ka folur për Kosova Today të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se i dyshuari për dhunim është një kadet policor.

“Ju lajmëroj kur e kemi gjyqin me personin që e kemi nxënë që e ka kidnapuar vajzën, besoj se janë duke dashtë të bëjnë ndonjë dredhi për ta liruar”.

“Kjo sepse personi është fjalë është kadet i policisë dhe është në paraburgim për një muaj”, ka thënë ky familjar në një SMS që ka shkruar për ekipin e Kosova Today.