Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Balje, ka publikuar edhe një fotografi ku shihet e mbuluar me shami.
“Gëzuar Ramazanin të gjithëve. Bekimi i muajit të Ramazanit qoftë mbi të gjithë ne dhe Allahu na dhëntë lutjet dhe agjërimin”, shkroi ajo në rrjetin e saj social “Facebook”.
Muaji i Ramazanit fillon ditën e shtunë dhe do të zgjatë 30 ditë.


