Chelsea fitoi trofeun e UEFA Champions League për herë të dytë në historinë e tyre mbrëmë, duke mposhtur Manchester City 1-0 në Estadio do Dragao në Porto.
Citizens u përpoqën të krijonin më shumë pas lëndimit të mesfushorit, Kevin De Bruyne i cili doli nga loja i dëmtuar pas një goditje që mori nga Antonio Rudiger, por mbrojtja e Chelsea nuk lejoi hapësira, përcjell GazetaBlic Sport.
De Bruyne, i cili u zëvendësua nga Gabriel Jesus, theu hundën dhe tani do të përballet me një garë kundër kohës për të qenë gati për Kampionatin Evropian këtë verë.
Pas gjithë kësaj, Rudiger ka kërkuar falje me një postim në mediat sociale.
“Më vjen shumë keq për dëmtimin e De Bruyne”, postoi mbrojtësi në Twitter.
“Sigurisht që kjo nuk ishte e qëllimshme nga unë – unë tashmë kam qenë në kontakt me Kevin personalisht dhe me të vërtetë i uroj një shërim të shpejtë dhe shpresoj se mund ta shohim atë përsëri në fushë shumë shpejt përsëri”, përfundoi Rudiger.
/GazetaBlic Sport


