Sporti

E la Malishevën pa trajner, Brdaric fillon stërvitjet me klubin e ri

10/08/2026 15:47
nga:L J

Trajneri i njohur gjerman, Thomas Brdaric ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij të re, Albukiryah në Arabinë Saudite.

Brdaric u largua nga skuadra kosovare, Malisheva, shkruan Indeksonline

Ai u largua pa paralajmërim, duke i befasuar edhe drejtuesit e klubit nga Kosova.

Kurse tashmë ish-trajneri i Drenicës dhe disa skuadrave tjera shqiptare, ka filluar stërvitjet me klubin arab.

Skuadra arabe bën pjesë në Divisionin 1, kurse në gjashtë xhiro ka grumbulluar vetëm dy pikë dhe gjendet në pozitën e 17-të