Sporti

E kryer, Milan arrin marrëveshje me Valencian për Yunus Musah

07/28/2023 17:20
nga:Mergim Rreci

AC Milan ka arritur marrëveshje verbale me Valencia për të nënshkruar Yunus Musah.

Bisedimet pozitive u zhvilluan siç u zbulua më herët dhe të dy klubet ranë dakord për kushtet e marrëveshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Milani, pritet të dërgojë ofertën zyrtare si hap formal dhe më pas marrëveshja do të bëhet, me ekspertin e Fabrizio Romano që e ka konfirmuar këtë gjë.