Sporti

E kryer: Lopetegui zgjedh ekipin e Premierligës, refuzon Milanin dhe Bayernin

05/06/2024 11:58
nga:Lorik J

Julen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i West Ham, pretendon AS.

Specialisti spanjoll tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin londinez, pasi ka preferuar ofertën e “çekanëve” ndaj atyre të Milanit dhe Bayernit.

Lopetegui ishte në krye te Wolverhampton, duke u larguar nga Wolves verën e kaluar.

Spanjolli do të zëvendësojë David Moyes. Kontrata e skocezit është deri në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet.

Opsione të tjera përballë drejtuesve të West Ham ishin Ruben Amorim dhe Thomas Tuchel.

/GazetaBlic Sport