Ignazio Abate do të jetë trajneri i ri i Torinos.
Sot u zhvillua takimi i dytë midis klubit dhe Abate, pas atij të javës së kaluar.
Torino ka zgjedhur ish-trajnerin e Juve Stabia-s, me të cilin kanë punuar për axhendën e tyre ditët e fundit.
Klubi kishte diskutuar gjithashtu mundësi me trajnerë të tjerë, si Gilardino, Aquilani dhe Juric, por vendimi përfundimtar ra mbi ish-lojtarin e AC Milan, i cili do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, raporton Di Marzio.
/GazetaBlic Sport


