Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Real Madridi ka arritur një marrëveshje të plotë me Arda Gulerin për zgjatjen e kontratës.
Marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe u takon “Los Blancos” të vendosin se kur do ta bëjnë njoftimin zyrtar.
Duke qenë se kontrata e tij aktuale skadonte në vitin 2029, Madridi ka siguruar të ardhmen e tij afatgjatë, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme page si shpërblim për qëndrueshmërinë dhe paraqitjet e shkëlqyera të lojtarit.
Mesfushori krijues turk, 21 vjeç, i cili ishte një nga pikat më pozitive për Madridin sezonin e kaluar – e ka vazhduar formën e tij të mirë edhe këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke regjistruar një gol dhe tri asiste në katër ndeshje.
/GazetaBlic Sport


