Skuadra e Lirisë ka përforcuar edhe më shumë repartin ofansiv.
Sulmuesi i njohur kosovar, Festim Alidema ka nënshkruar sot kontratë me ekipin e Lirisë, mëson ‘GazetaBlic Sport’.
Alidema së fundmi ishte pjesë e Llapit, teksa nga ky sezon do të paraqitet në ekipin e trajnerit, Nedim Yigit, FC Liria.
Skuadra e Lirisë në javën e parë të kampionatit humbi nga Ballkani me rezutlatin 0-1, teksa këtë javë ballafaqohet me Dritën.
Kujtojmë se Alidema e kishte të përfunduar transferimin tek ekipi turk, Tuzlaspor – por ky transferim dështoi në minutat e fundit.
/GazetaBlic Sport/


