Sporti

E kryer: Atletico Madrid do ta blejë përfundimisht kartonin e Antoine Griezmann nga Barcelona

10/07/2022 21:26
nga:E K

Antoine Griezmann nuk do rikthehet te Barcelona.

Atletico Madrid ka vendosur që ta blejë në mënyrë permanente kartonin e sulmuesit francez, shkruan GazetaBlic Sport.

Siç raporton Fabrizio Romano, Atletico Madrid do t’i paguajë Barcelonës 20 milionë euro plus bonuse për lojtarin.

Griezmann gjithashtu është në rregull me këtë pasi lojtari dëshironte vetëm Atletico Madridin.

/GazetaBlic Sport/