Sporti

E konfirmuar nga eksperti i merkatos, Bayerni ‘godet’ me transferimin e fundit

06/07/2023 20:59
nga:Mergim Rreci

Bayern e ka përfunduar marrëveshjen me Raphaël Guerreron si transferim i lirë.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se është arritur marrëveshja verbale për kontratën trevjeçare – e vlefshme deri në qershor 2026, përcjell GazetaBlic Sport.

Janë rënë dakord për kushtet personale, me testet mjekësore dhe nënshkrimi i tij që do të bëhet javën e ardhshme.