Lajme

E konfirmuar: Dafina Gexha ushtruese detyre e ministres së shëndetësisë

10/01/2021 11:32
nga:M K

Tashmë ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën përmbyllëse ku edhe konfirmoi largimin nga detyra, konfirmoi pasardhësen në postin që e mbajti deri më sot, të paktën për një kohë.

Dafina Gexha, aktualisht zëvendës-ministre në këtë dikaster, do të jetë udhëheqëse detyre e ministrisë së shëndetësisë, përcjell GazetaBlic.

“Jam i kënaqur për angazhimin e deritanishëm. Detyrën po ia lë Dafina Gexhës, aktualisht zëvendës-ministre në ministrinë respektive. Parandalimi i pandemisë, vaksinimi dhe dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve do të vazhdojnë të mbesin prioritetet e stafit me të cilin jam krenar që kam bashkëpunuar”, tha ndër të tjera Vitia.

ZYRTARE: Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë

/GazetaBlic/