Lajme

ZYRTARE: Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë

10/01/2021 11:26
nga:M K

Arben Vitia edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të shëndetësisë.

Vitia, këtë e konfirmoi në një konferencë për media, e cila edhe po mbahet aktualisht, përcjell GazetaBlic.

Arsyeja e dorëheqjes është kandidatura e tij për të parin e Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Mes tjerash, ai tha se periudha sa ka shërbyer si ministër, ka qenë prej më të mirave për të, në aspektin profesional.

Tutje, Vitia shtoi se vendimin për dorëheqje e mori në bashkërendim me kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

/GazetaBlic/