Sporti

E konfirmon Hansi Flick: Ter Stegen do të luajë nesër ndaj Valladolid

05/02/2025 13:26
nga:Mergim Rreci

Ter Stegen do të kthehet në portë nesër me ndeshjen ndaj Valladolid.

Portieri gjerman është i lënduar që nga 22 shtatori, transmeton GazetaBlic Sport.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe trajneri gjerman, Hansi Flick, në konferencën e sotme për shtyp.

Kujtojmë që kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Katalanasit, në garën e tyre për titullin kampion në La Liga.

/GazetaBlic Sport/