Sporti

E kërkojnë shumë skuadra, Victor Osimhen ka vendosur për të ardhmen e tij

01/23/2024 16:25
nga:Lorik J

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimen, ka treguar se tashmë ka vendosur për hapin e radhës në karrierë.

“Unë kam vendosur tashmë për hapin tjetër që do të bëj në fund të sezonit”, tha Osimen për CBS.

“Tashmë e kam vendosur. Tashmë kam një plan, e di se çfarë dua të bëj, hapin tjetër që dua të bëj”, shtoi ai.

“Mendoj se 60% e njerëzve përmendin thashethemet për transferimin tim në Premier League. Në Angli është një nga ligat më të mëdha në botë. Dua ta përfundoj sezonin me Napolin siç duhet dhe më pas të bëj hapin që kam vendosur”, shtoi sulmuesi nigerian.