Lajme

E godet rrufeja, peshkatari shpëton mrekullisht

08/26/2022 21:14
nga:Genita C

Ka shpëtuar mrekullisht pasi është goditur nga rrufeja një peshkatar në Gramsh. Burimet e Abcnews thonë se 55-vjecari Dule Dollenga ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Devoll kur është goditur nga rrufeja në krahun e majtë.

Menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses të cilët bashkë me banorët e zonës kane bërë të mundur transportimin e peshkatarit të lënduar drejt spitalit Gramsh ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Moti i keq sot shkaktoi probleme në Gramsh.

Stuhija përzierë me breshër solli bllokimin e rrugëve të qytetit për më shumë se një orë. Rrufetë janë bërë një dukuri e zakonshme në Gramsh. Vetëm javën e shkuar si pasojë e rrufesë ngordhën rreth 165 krerë dele.

/Abcnews.al/