Lajme

“E godasin me veturë, pastaj e rrahin brutalisht”, xhaxhai i 18 vjeçarit nga Podujeva tregon si u rrah për vdekje nipi i tij

01/21/2024 10:55
nga:G B

Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu ka treguar se nipi i tij u godite dhe më pas u rrah për vdekje nga dy të mitur.

Ai ka treguar se i gjithë rasti ka nisur te berberi dhe sipas informacioneve të tij ka qenë një fjalosje e rastit.

“Lulzimi ka qenë një djalë i pa sherr, i pa probleme. Lulzimi ka qenë një punëtor, ka punuar në një hamburger (fast-food), e ka mbajt vetën. Ka qenë jetim i pa baba i pa nënë.

Lulzimi së pari ka kontaktu me ata që e kanë sulmuar, është në një rrojtore, që rruhen njerëzit, aty janë rrokë këtu kanë ardhur e kanë krye. Sipas informatave që deri më sot i kam kanë qenë të berberi, kanë duke i hjek flokët dhe këto informata i kam, jo s’mundesh ti para meje, jo mundesh, si shqiptarët qysh e kanë zakon. E kanë rrokë njëri tjetrin me krahë. Kush kënd e ka rrokë nuk e di. Lokali është rreth 20 metra larg nga këtu. Rasti ka ndodhë: të shtunën janë rrokë, të dielën ka përfundu aty pa vetëdije”, ka thënë Fejzullau në një prononcim për media.

Ai ka treguar se pasi e kanë goditur me veturë, ata e kanë sulmuar me një mjet të fortë dhe shkelma e grushte.

“Ma së pari e kanë shkelë më kerr edhe pasi e kanë rrezu me kerr i kanë hyp shipka bejsbolli, dy persona, njëri e ka goditë shkelma e grushte e tjeri me shipk deri në alivanosje. E kemi dërguar në spital s’ka pasur shenja të përmirësimit dhe dje pasdite ka ndërruar jetë.

Nuk i njoh sulmuesit. Gjyshin e njërit të sulmuesve e njoh dhe ka qenë në shtëpi s’jemi marrë vesh. Të rehatoj djalin tim. Prokuroria e ka rastin, ligji i ka punët e veta, unë veç kërkoj drejtësi maksimale.

S’ka qenë i problemeve. E ka kry shkollën mesme, u hi aty në hamburger me punue e ka marrë një rrogë minimale sa për jetën e vet. Fundi i erdh keq”, ka treguar më tej xhaxhai i viktimës.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.

Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e Rëndë””, thuhet në njoftim.

Siç mëson Dukagjini të dyshuarit (A.A dhe E.K, nga Podujevë) janë të moshës 17 vjeçare dhe kanë qenë fqinjë me viktimën. Dhe se i dyshuari me inicialet E.K është recidivist, ka qenë i dënuar dhe është liruar me kusht

Kurse në njoftim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

“Prishtinë, 20 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“Sot nga zyrtarët e QKUK-së në Prishtinë, policia ka pranuar konfirmimin se L.F, mashkull, 18 vjeç, i cili ishte duke u trajtuar në njësinë e mjekimit intensiv ka ndërruar jetë. Në hetimin penal, që njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës po kryente në drejtim të veprës penale “Vrasja në tentativë” përkitazi me rastin e ndodhur më 14.01.2024, në rrugën  “Drenica” në Podujevë, i njëjti ka qenë viktimë.

Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale  “Vrasje e Rëndë””, thuhet në njoftim.

Familja ka hapur të ‘pamën’ dhe varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00 (sot), në varrezat e Qytetit të Hekurudhës.