Lajme

E gjithë Lezha pa rrymë, shkak era e fortë

04/17/2022 22:08
nga:Q R

Qyteti i Lezhës po vuan mungesën e energjisë elektrike mbrëmjen e sotme.

Bëhet e ditur se shkak është bërë era e fortë që ka rrëzuar disa shtylla elektrike.

Kjo ka shkaktuar mungesë të energjisë në pjesën më të madhe të qytetit të Lezhës.

Në terren kanë dalë grupet e OSHEE-së për të riparuar dëme dhe për të rikthyer energjinë elektrike./tvklan