Sporti

E gjithë Britania e Madhe e do Liverpoolin kampion? Klopp reagon pas komenteve të Guardiolas

05/09/2022 18:15
nga:E K

Klopp i është kundërpërgjigjur homologut të tij te Manchester City, Pep Guardiola i cili tha se të gjithë në Angli duan që Liverpool ta fitojë Premierligën.

Trajneri gjerman është ndalur të komentojë, deklaratën e Guardiolas në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Aston Villas, shkruan GazetaBlic Sport.

“Unë jetoj në Liverpul, kështu që po, ka shumë njerëz këtu që duan që ne ta fitojmë ligën”, ka thënë Klopp.

“Por, edhe këtu është me gjasë 50%. Si trajner, e kam pasur këtë përvojë së fundmi, ne jemi shumë të influencuar pas ndeshjes, nga situata”, shtoi ai, i pyetur për fjalët e Guardiola.

/GazetaBlic Sport.