Sporti

E FUNDIT/ Futbolli fiton thellë ndaj politikës, Krenar Alihmemeti zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale Tiranë me 44-2

01/24/2022 17:17
nga:Lorik J

Kohë zgjedhjesh dhe acar i madh në këto ditë të fundit të janarit për zgjedhjet e reja për president të FSHF.

Vetëm pak orë më parë do të dilte video ku Erion Veliaj ka kërkuar nga delegatët dhe anëtarët e futbollit që të votonin të gjithë në bllok për Eduart Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Megjithatë, në votimet që sapo kanë përfunduar ka pasur një tjetër rezultat, ku futbolli ka fituar ndaj politikës.

Rezultati ishte 44-2, teksa 44 delegatë kanë votuar në favor të Krenar Alihmemetit, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë votuar kandidatin tjetër, Eduart Prodani./sportekspress