Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Gjilani ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Progni shënoi dy gola për skuadrën e Ismet Munishit, kurse Zabergja shënoi golin e vetëm për Drenicën.
Është një fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë kalon në pozitën e tretë me 17 pikë, aq sa ka Drenica në vendin e dytë dhe një pikë më pak se Ballkani i vendit të parë.
Pas ndeshjes. trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku tha se Ismet Munishi ka qenë dirigjent i gjyqtarit anësor gjatë ndeshjes së sotme. Menjëherë është përgjigjur Munishi, i cili tha se Lushtaku është miku i tij, por që nuk ka ndikuar tek gjyqtari, ndërsa me shaka e pranoi epitetin e homologut të tij.
“Jam i lumtur me këtë fitore, sepse Drenica ka qenë me meritë lider deri më tani dhe me meritë ka luajtur futbollin më të mirë nga të gjitha ekipet. Ne po përpiqemi të aplikojmë futboll sulmues dhe të mbledhim sa më shumë pikë. Gjyqtarët i kemi profesionistë dhe nuk ndikohen, unë kam respekt për Tahirin dhe kam një mik të mirë, e pranoi këtë epitet nga ana e tij”, tha Munishi me shaka.
/GazetaBlic Sport/


