Të gjithë klubet që u larguan nga SuperLiga Evropiane do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 milionë eurove.
Sipas Vozpopuli, klubet që braktisin projektin detyrues të garës së re kontinentale rrezikojnë të paguajnë këtë shifër të majme.
Për momentin vetëm Reali i Madridit dhe Barcelona nuk kanë konfirmuar tërheqjen nga Super Liga Europiane.
Raportohet se klauzola prej 300 milionë euro është përfshirë në kontratën detyruese të nënshkruar të shtunën e kaluar nga dymbëdhjetë klubet themeluese.


