Lajme

E bojkoton votimin opozita, nuk hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

10/12/2023 15:48
nga:G B

Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.

Kjo për arsye se të mungesë së kuorumit, pasi që në votim u deklarua se nuk do të marrë pjesë opozita.

Marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të votoheshin në këtë seancë ishin:

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.