Lajme

E ardhmja në krye të PD-së, Basha flet në mbledhjen me deputetët

05/04/2021 20:26
nga:M K

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke zhvilluar këtë pasdite takim me deputetët e rinj dhe kandidatët jo fitues të 25 prillit.

Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Basha iu ka komunikuar deputetëve edhe skenarët sesi do të vijojnë më tej.

Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht do të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar këtu hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” ka thënë Basha. /Express/

LEXO EDHE:

Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer