Sporti

E ardhmja e Granit Xhakës, ja kur mesfushori shqiptar do të bashkohet me skuadrën e re

06/13/2023 21:51
nga:L J

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër.

Ndërkohë së fundmi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar se Xhaka ka marrëveshje me gjermanët e Bayer Leverkusenin dhe do t’i bashkohet skuadrës së re sapo të nënshkruajë Rajs me Arsenalin.

30-vjeçari shqiptar pritet që të zyrtarizohet si futbollist i ri i klubit gjerman vetëm pas dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Zvicrës që i zhvillon më 16 dhe 19 qershor.

Xhaka pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me ‘Aspirinat’.