Sporti

Dzeko drejt largimit, por Inter ka gati surprizën e madhe

06/13/2023 15:38
nga:Mergim Rreci

Folarin Balogun është emri më i ri për sulmin e Interit.

Qendërsulmuesi amerikan, i cili është në pronësi të Arsenalit është kthyer në një emër kryesor në shtëpinë e “zikaltërve”.

Sulmuesi zhvilloi një sezon fantastik në Ligue 1 me Reims duke shënuar 21 gola, ndërsa në Londër, te Arsenal ai nuk ka hapësira dhe drejtuesit e kanë vendosur në merkato.

Drejtuesit e nënkampionëve të Europës kanë nisur kontaktet e para me lojtarin dhe tani priten zhvillime të reja.