Sporti

Dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, Akil Gjakova dërgohet në mbajtje

04/17/2024 09:31
nga:Mergim Rreci

Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova është dërguar në mbajtje. Akili ka arritur pak para mesnate në Kosovë duke u vetdorëzuar, pak orë pasi ishte shpallur si person në kërkim.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.