Sporti

Dybala nuk përfshihet fare në skuadrën e Juventusit për ndeshjen e fundit

05/19/2022 15:48
nga:Mergim Rreci

Paulo Dybala u përshëndet për herë të fundit me tifozët e Juventusit mbrëmjen e të hënës, në ndeshjen ndaj Lazios, që ishte e fundit për bardhezinjtë në shtëpi për këtë sezon.

Megjithatë ai takim ka qenë i fundit edhe për sulmuesin argjentinas me fanellën e Juves, pasi trajneri Allegri ka vendosur të mos e marrë me vete për transfertën ndaj Fiorentinës, që përkon me javën e fundit të kampionatit italian.

Sipas mediave pranë klubit bardhezi, ka qenë një vendim i marrë nga Allegri dhe drejtuesit e Juves, që më pas është pranuar edhe nga Dybala, i cili ndërkohë është i angazhuar për të shqyrtuar alternativat për sezonin e ardhshëm.

Inter dhe Roma kanë bërë hapa përpara në Serinë A, por nuk mungojnë as oferta nga kampionate si ai anglez e spanjoll, megjithatë vetë Dybala duket se ka vendosur ta marrë me qetësi dhe të mos nxitohet për të hedhur firmën.