Sporti

“Dybala ishte i mbivlerësuar”, Edi Rama heq kostumin dhe i futet analistit të futbollit në Itali: Chiellinin do e propozoja në Ministrinë e Rinisë

05/18/2022 21:06
nga:Lorik J

Edi Rama ka hequr “kostumin” dhe përgjegjësinë e drejtimit të shtetit në një moment, për t’iu futur analistit sportiv në Itali.

I njohur si tifoz i Juventusit, Rama nuk ka ngurruar që ta cilësojë Dybalan të mbivlerësuar. Nga ana tjetër vjen sygjerimi që Chiellini, tanimë i larguar nga bardhezinjtë, të futet në Ministrinë e Rinisë.

“Dybala kurrë nuk arriti të ishte ai që të gjithë mendonin se ishte. Ndoshta ka të drejtë ai që thotë se është i mbivlerësuar. Chiellini? Po të isha Draghi, do t’i propozoja Ministrinë e Rinisë, që t’i jepte brezit të ardhshëm detyrën në mbrojtjen e vlerave”, tha Rama.

/Sportekspress