Futbollisti argjentinas Paulo Dybala me shumë gjasa do të luajë për Interin sezonin e ardhshëm.
Sipas informacioneve të portalit Football Transfers, Dybala është gati të refuzojë ofertat e klubeve angleze Arsenal, Tottenham dhe Newcastle dhe të nënshkruajë kontratë me rivalin e madh Juventus, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani u përmend gjithashtu si një nga opsionet, por për momentin nuk ka gjasa. Sulmuesi Lautaro Martinez dyshohet se mund të largohet nga Interi, pozicionin e të cilit më pas mund ta marrë Dybala. Destinacionet e mundshme të argjentinasit janë Atletico Madrid dhe Tottenham.
Kujtojmë, kontrata e Dybalit me Juventusin skadon këtë verë dhe klubi torinez nuk i ofroi një të re. Udhëheqja e klubit ka thënë se dëshiron të vazhdojë ndërtimin e ekipit të saj rreth sulmuesit Dushan Vlahovic, i cili erdhi nga Fiorentina për më shumë se 80 milionë euro këtë dimër.
/GazetaBlic Sport/


