Sporti

Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Jashtme arrestohen për ryshfet

09/16/2021 16:50
nga:N M

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka ndaluar katër persona me inicialet J.H., A.F., B.G., pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, si dhe një person tjetër me inicialet H.H, dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Sipas Prokurorisë, dy nga të ndaluarit janë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që dyshohet se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet.

“Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar katër të dyshuarit nga Policia e Kosovës dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë nën këtë masë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit lidhur me këtë rast, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve të tij ligjore.