Lajme

Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur në një sulm ajror izraelit në jug të Libanit

04/23/2024 22:39
nga:G B

Një sulm ajror izraelit në fshatin  Hanine në Liban që goditit një shtëpi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë, sipas medias shtetërore atje.

E njëjta media ka raportuar se e vrarë ka mbetur një grua dhe mbesa e saj 11-vjeçare, shkruan CNN.

Ndërkaq, më herrët IDF njoftoi se avionët luftarakë goditën pozicionet ushtarake të Hezbollahut në zonën e Markaba në jug të Libanit.