Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi.
Aksident i rëndë trafiku në Klinë, deklarohen nga Policia


