Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para rreth një ore në fshatin Zajm të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se bëhet fjalë për një aksident ku disa persona kanë marrë lëndime të rënda.
“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:25, në fshatin Zajm të Klinës. Disa persona kanë marrë lëndime të rënda. Së shpejti do të njoftoheni për detaje shtesë”, tha Rugova.

Në Deçan dhe Junik pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, rriten masat parandaluese


