Lajme

Dy të rinjë u ngacmuan gratë, rrahje mes pushuesve në Vlorë

08/06/2022 21:13
nga:Arsim Buxhovi

Duket se jugu nuk po bie qetësi nga trazirat e njëpasnjëshme. Në Vlorë ditën e sotme një grup pushuesish janë përleshur fizikisht, ku ka pasur edhe të përgjakur.

Nisja e këtij sherri ka qenë nga dy të rinjë, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë të turpshme e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët të cilët kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.

Përplasja mes tyre ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike dhe kanë gjuajtur me grushte në drejtim të njëri-tjetrit.

Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë.