Lajme

Dy të lënduar në një aksident, përfshihen tri vetura

06/22/2021 12:07
nga:M K

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, në të cilin janë përfshirë tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për GazetaBlic, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka shtuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Xhavit Haliti tregon se kush është kandidati i vetëm zyrtar deri më tani për kryetar të PDK-së