Janë arrestuar dje dy të dyshuar, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur fizikisht me njëri tjetrin.
Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime, të cilit i është ofruar tretman mjekësor.
Në raportin e policisë thuhet se tek njëri i dyshuar, policia ka gjetur një thikë, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


