Pas një pune hetimore, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për prostitucion.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.
Njoftimi i Policisë:
Çagllavicë 28.06.2021 ─ 17:30. Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.


