Phillippe Coutinho po ngjall interesimin nga klubet angleze Arsenal dhe Everton.
Sipas Sky Sports, edhe pse Coutinho ka kaluar një sezon të vështirë te Barça me lëndime të shumta, Arsenal dhe Everton janë të interesuara të sigurojnë shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Coutinho nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë që nga largimi i tij nga Liverpool në vitin 2018.
Ai për një sezon ishte i huazuar edhe te Bayern Munich, por nuk arriti të bind drejtuesit e klubit gjerman që t’a transferojnë atë.
/GazetaBlic Sport/


