Lajme

Dy persona gjuajnë me armë drejt një lokali në Leposaviq, polici brenda u kundërpërgjigjet

08/29/2022 11:49
nga:Q R

Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, brenda lokalit ndodhej një zyrtar policor, i cili është përgjigjur me armë zyrtare.

Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti nën hetime.