Lajme

Dy persona gjenden të shtrirë pa shenja jete në Prishtinë

03/28/2024 10:24
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes që kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së mërkurë.

Sipas raportit të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur në orën 06:40 ku një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë.

Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.

Ndërkaq rasti i tjetër ka ndodhur rreth orës 13:00, ku në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.