Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së nëntë.
Fillimisht, nga ora 14:00, Feronikeli ’74 do të përballet me Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Ndërkohë, ndeshja tjetër zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqir i Vushtrrisë, me fillim nga ora 18:00.
Vushtrria vjen pas fitores së parë këtë edicion, pasi në xhiron e kaluar mposhti Gjilanin me rezultat 1-0, ndërsa Dukagjini synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të marrë rezultat pozitiv.
/GazetaBlic Sport/


