Sporti

Dy ndeshje shumë interesante sot në Premier League, Arsenal kërkon rikthimin në krye të tabelës

12/28/2023 08:11
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen sonte me dy ndeshje shumë interesante.

Fillimisht nga ora 20:30, Brighton dhe Tottenham do të përballen në ‘Amex Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat njihen për futbollin e bukur që zhvillojnë dhe sonte pritet të jetë një përballje shumë e rivalizuar mes tyre.

Pak më vonë, me fillim nga ora 21:15, Arsenal dhe West Ham do të përballen në Londër, atje ku ‘Topçinjtë’ kërkojnë fitoren dhe rikthimin në krye të tabelës.

/GazetaBlic Sport/